Qendrat shëndetësore verore, Manastirliu shkon për inspektime në jug

Qendrat shëndetësore verore, Manastirliu shkon për inspektime në jug

Ministrja Ogerta Manastirlliu gjatë inspektimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër qendrat shëndetësore në Dhërmi dhe Jalë, për të parë funksionimin e tyre gjatë fundjavës, kur fluksi i pushuesve është më i lartë.

(Qendrat shëndetësore)

Përveç shërbimit 24 orë në qendrat shëndetësore verore, janë vendosur autoambulanca fikse për t’ju përgjigjur në kohë pushuesve që kanë nevojë për kujdes shëndetësore. Këtë sezon turistik, ministria ka hapur 26 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe ato malore. Gjithashtu janë vendosur 17 autoambulanca në zonat më të frekuentuara turistike.

(Qendrat shëndetësore)

Spitalet pranë këtyre zonave funksionojnë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i helikopterëve është në dispozicion të emergjencave. Deri më tani qendrat shëndetësore verore në zonat turistike kanë ofruar shërbime mjekësore për 8860 pushues deri tani, ndërsa shërbimi autoambulancave ka ofruar ndihmën e shpejtë për 233 qytetarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja