Granit Pepnika është arrestuar në një resort në Dhërmi. Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës si njeriu që qëndronte në krye të skemës së mashtrimit të qindrave qytetarëve përmes Call Center-ve - që kanë humbur deri në 50 milionë euro.
Sipas informacioneve operacioni u krye nga Drejtoria Vendore dhe Forcat Operacionale të Vlorës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Pepnika me origjinë nga Tropoja nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit të tij.
Kur u godit rrjeti i Call Center-ave mashtrues?
Operacioni për goditjen 3 e call center-ave mashtrues u krye në prill të këtij viti pas një hetimi dy vjeçar me të Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me autoritetet austriake.Gjatë këtij aksioni, u sekuestruan 900 mijë euro cash dhe në pranga ranë 10 persona.
Qëllimi i mashtruesve në këto 3 call center, ishte të piketonin qytetarë europianë të cilët i kishin humbur paratë në skema të tilla. Operatorët premtonin se mund t’i rikuperonin paratë që ata kishin humbur. Veçse për ta bërë këtë, do duheshin pagesa, nga 1 mijë euro. Pra skema fillonte me 1 mijë euro për të rikuperuar 10 mijë euro të humbura, përshembull, por gjatë procesit mashtruesit kërkonin edhe shuma të tjera parash. Qëllimi: T’i merrnin personave të mashtruar një herë, edhe qindarkat e fundit që u kanë mbetur.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









