Qëndresa dhe Ringritja e madhe! (Dy vjet pas 26 Nëntorit 2019)

Qëndresa dhe Ringritja e madhe! (Dy vjet pas 26 Nëntorit 2019)

Në të gdhirë të 26 Nëntorit 2019 na ra mbi vehte rrëmeti e një të marte të zezë. Tërmeti i orës 03:54 shkaktoi fatkeqësinë apokaliptike. Në Qarqet Durrës, Tiranë e Lezhë pllakosi fatkeqësia e rëndë: 51 jetë të humbura, dhjetra qytetarë nën rrënoja, mijra të tjerë të plagosur, mbi 200 mijë qytetarë të pastrehë. Ngjau sikur këto 10 sekondat fatale do të zhysnin në kaos jo vetëm tre qarqet por të gjithë vendin. Por jo. Qytetarët gëlltitën lotët e dhimbjes, në kohën më të shkurtër organizuan qëndresën. Në një kohë mjaft të shkurtër në çdo vend ngjarje u alokuan forca njerëzore, mjete dhe u ofrua ndihma e parë nga institucionet qeveritare. Qëndresa u shndrrua në një forcë të madhe që zgjoi besim e shpresë dhe ndërkohë ndikoi fuqimisht në shkallën e solidarizimit të qeverive pothuajse në mbarë botën. Qëndresa u shndrrua në një aksion Përballimi ku mëndja, shpirti dhe fuqia e njeriut thurën ëndrrën për lindjen e një mrekullie të re mbi gërmadhat që la pas ngjarja apokaliptike.

Qytetarë të thjeshtë, specialistë të fushës ndërtimore e gjeoteknike, nëpunës shtetërorë në nivel lokal e qendror të rangjeve të ndryshme, minsitra dhe vetë kryeministri ishin një trupë që nuk i pushoi përpjekjet për shpëtimin e të ngujuarve nën rrënoja, për strehimin e dhjetra mijëra qytetarëve, për lehtësimin e dhimbjeve nga kjo plagosje e rëndë. Si rrallë ndonjëherë krah kësaj trupe ishin specialistë nga vënde të ndryshme të botës. Në pak kohë kaloi paniku dhe anarshia. Gjithçka ndodhte, çdo veprim bëhej i rakorduar në një skemë veprimi të zhdërvjelltë në nivel lokal e qendror. Koha nuk do lejë në harresë ngjarje të spikatura nga Qëndresa dhe Përballimi ku janë gërsheturar humanizmi, dashuria dhe sakrifica e njerëzv të thjeshtë, heroizmi i shpëtuesve vendas e ndërkombëtarë dhe prezenca shpirtërore e qeveritarëve pranë familjeve që humbën të afërmit e tyre. Konferenca e Donatorëve e 17 shkurtit 2020 në Bruksel, që nën okeljon “Së bashku për Shqipërinë” grmbulloi 1,14 miliardë euro për Rindërtimine Shqipërisë; Solidaritet, respekt dhe besim i jashtëzakonshëm! Po kalojnë dy vjet nga ajo e martë e zezë. Për çfarë ka ndodhur pas kësaj pa tjetër mund të gjenden vërejtje por një ngjarje të përmasave apokaliptike është shumë e vështirë ta shtrydhësh për ta futur në një hark kohor dy vjeçar. Por Qeveria Rama ia doli, natyrisht jo e vetme.

Tashmë plagët kanë nisur të shërohen. Shumë shtëpi janë riparuar dhe po riparohen. Qytete dhe lagje të reja, projektuar me koncepte moderne bashkëkohore, kanë hedhur shtat mbi germadhat e shtëpive apo pallateve të rrënuara. Mijra familje po shijojnë realitetin e një ëndrre të pa besuar dhe dhjetra mijra të tjera shumë shpejt do ta jetojnë këtë realitet. Në televizione, gjatë hedhjes së shortit për ndarjen e pallateve të përfunduara në disa bashki, tek drejtuesit e bashkive dalloheshin emocoionet prej ngadhënjimit. Kujtoj kur këta dhe kolegët e tyre nuk e ndalën punën as në periudhën e karantinës së rreptë. Kështu ka ndodhur në të 11 bashkitë e godituara nga tërmeti ku i gjithë personeli i tyre, dora dorës, u infektun nga covid 19 qysh në valën e parë dhe puna nuk u ndërpre.

Pse ndodhi kështu arritën t’ia dalin, përndryshe qytetarët do të endeshin rrugëve nën thundrën e dy fatkeqësive të mëdha. Nëse bëhet fjalë për përmasat e asaj çka Qeveria Rama ka realizuar, besoj mjaftojnë vetëm pak shifra: 15,000 familje janë trajtuar me bonuse qiraje 5 mld lekë, nga Programi i Rindërtimit 49,000 përfitues nga buxheti shtetit 53,5 mld lekë, Grante Rindërtimi dhe Rikonstruksioni 15,1 mld lekë për 33,502 përfitues, 1053 shtëi individuale të përfunduara dhe 1101 në process deri në fund të vitit 2021, kanë përfunduar 60 objekte arsimore dhe 107 në, janë 25 kantiere ndërtimi të hapura dhe deri në 26 Nëntor dorëzohen 700 apartamente dhe mijra e mijra të tjera në vijim kryesisht pothuajse deri në gjysmën e parë të vitit 2022. Një betejë e fituar që për nga përmasat, koha dhe risitë do të skalitet jo vetëm në memorien e përfituesve por edhe në faqet e Historisë së Shqipërisë moderne.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vaqarri: 24/11/2021 17:47

    e vertete se eshte bere shume por fakti eshte qe ka shume njerez qe akoma jane pa shtepi. ky milet do te kaloje dimrin pa cati. Duhen perpjekje me shume se lavderime, Vaqarri

    Përgjigju
    • Aliu: 25/11/2021 09:45

      Kini te drejte, pot artikulli ben nje analize korrekte te ngjerjes dhe me shume del ne dukje edhe qendresa popullore, nje solidaritet shqptaresh. Pa tjeter qe flitet edhe per qeverine se ajo perballoi gjithe keto volume pune qe jane duke e bere. Aliu

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla