Zjarrfikësit gjithmonë janë quajtur si njerëzit e palodhur që punojnë për të shpëtuar jetë njerëzish. Por ata fare mirë mund të quhen si heronjtë e realitetit, kjo falë gjesteve që bëjnë për t;u ardhur në ndihmë çdo gjallese. Pikërisht kështu ka ndodhur në qytetin e Gramshit pak ditë më parë, ku djemtë e zjarrfikëses shpëtuan një qen i cili kishte ngecur në një shkëmb dhe nuk dilte dot nga aty.
Ajo që është edhe më e mrekullueshme është se zjarrfikësit janë njoftuar nga një vajzë me aftësi ndryshe e cila kishte banesën pranë shkëmbit ku kishte rënë qeni. Vajza, Fjona Baçi dhe banon në periferi të qytetit në lagjen Koça, ajo është mjaft e lidhur më familjen, dhe familja bën gjithçka për të. Fjona e kishte pikasur prej ditësh qenin dhe sa herë që ai lehte pasi nuk mund të lëvizte, Fjona qante. Fjona bëhej ke e më keq dhe në këtë situatë familjarët ngaqë nuk kishin mundësi që të nxirrnin vetë qenin nga aty ku kishte rënë njoftuan zjarrfikësit e Gramshit.

“Sapo mësuam këtë lajm, menjëherë organizuam punën për të shpëtuar qenin, por mbi të gjitha për të plotësuar dëshirën e Fjonës”, shprehet Ilir Llapushi, shef i repartit zjarrfikës në këtë qytet.
Operacioni nuk ishte dhe aq i lehtë pasi qeni ishte në një masiv shkëmbor dhe lartësia ishte tepër e madhe. Megjithatë pas shumë përpjekjesh e kanë nxjerrë atë prej andej. Pas marrjes së këtij lajmi edhe Fjona është gëzuar pa masë. Sipas policisë së Gramshit, Fjona u mundua tua shpërblejë zjarrfikësve duke u dhuruar një tufë me lule.
“Ishte një nga surprizat më të mëdha të jetës sime”, shprehet shefi repartit Ilir Llapushi.
Ndërkohë zjarrfikësit e Gramshit kanë shpërndarë edhe një video ku shikohet qeni i cili ushqehet pas disa ditësh që kur kishte ngecur në shkëmb.
Momenti kur qeni ushqehet pas 7 ditësh i pangrënë
/b.ha./Shqiptarja.comKomente


Mire kishte me ken ne ate shkemb te kishte ngec Birisha
PërgjigjuO vicidoli mso te shkruash o koqe kanari o kokrra e kafshes o injorant
Kur do shqiptari tregon heroizma të paparë , bravo!
PërgjigjuBravo!❤️
Përgjigju