Sherri mes repereve shqiptare Rina Balajt dhe Taynas vazhdon të mbetet ende i ndezur. Kjo e fundit ka bërë një klip me titull “Pow Pow”, ku pjesë të tij ka bërë edhe një vajzë që ngjan shumë me Rinën. Kjo gjë u ra në sy të gjithëve atyre që e panë videoklipin e kësaj kënge, duke e cilësuar si një tallje e Taynas për kolegen e saj.
Në mes të këtij konflikti është futur edhe blogeri shqiptar, Olti Curri i cili njihet për thumbimet e tij me personazhë të ndryshëm të showbizit shqiptar.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shprehet se nuk i pëlqen fare teksti i këngës. "Sa tekst i thellë! Qenke këput në by*ë me këtë këngë mi Tatjana, se ato këngët e para dukeshin nice. Para këtij teksi edhe sherri mes Ardi Daullxhiut dhe Ujkut të Cërrikut duket debat akademik,"- shkruan Olti me ironi.