Të shohim qentë nëpër rrugët e qyteteve tashmë prej vitesh nuk është një çudi. Ata pothuajse kanë pushtuar çdo rrugë, duke qenë krejtësisht të lirshëm.

Një 28-vjeçare është sulmuar nga qentë në qendër të Bulqizës. Ajo ndodhet në spitalin e qytetit nga plagët e marra. Ende nuk dihet gjendja e saj, por qentë endacakë janë bërë një problematike e madhe nëpër qytetet e Shqipërisë.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme një person ka ndërrruar jetë në qytetin e Elbasanit si pasojë e kafshimit të një qeni e llojit “Pitbull”.

Një tjetër sulm nga qentë e rrugës ka ndodhur në qender te kryeqytetit, në zonën e quajtur "Myslym Shuri", ku një 35 vjeçar është sulmuar nga 3 qen rrugësh.

Qytetarët e Bulqizës ngrenë shqetësimin e tyre në lidhje me praninë e qenëve të rrugës. Qëndrimi i tyre lirshëm, ka bërë që qytetarët të ndjehen të rrezikuar, ndaj dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjehershme te bashkisë. Qeveria ka kërkuar trajtim të veçantë nga ana e bashkive për qentë e rrugës, por siç duket kjo ka rënë në vesh të shurdhër pasi çdo qytet është i pushtuar nga qentë.