Qentë endacakë në Fushë-Krujë rrezikojnë jetën e qytetarëve, bashkia nuk merr masa

Rreziku nga qentë endacakë, është bërë një problem tepër shqetësues për banorët e qytetit të Fushë-Krujës. Ata ankohen se qentë janë prezent në të gjithë hapësirat publike, duke kanosur kështu jetën e fëmijëve dhe të moshuarve. Sipas tyre, nuk kanë munguar edhe rastet e kafshimeve.

Prania e vazhdueshme e këtyre qenve shkakton jo vetëm frikë por edhe rrezik për përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme siç është “Leshmanjoza” apo parazitë të ndryshëm.

Pavarësisht ankesave të shumta nga banorët në Organet e Shëndetësisë akoma nuk është marrë asnjë masë.

Sipas drejtorit të Zyrës së Ankesave, ky problem i takon Bashkisë, ndërsa këta të fundit mjaftohen me përgjigjen se nuk kanë fonde dhe struktura për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?