Risia e policisë/ Pas qenve, në përdorim edhe kuajt (VIDEO)

TIRANË- Në 70 vjetorin e Institutit të qenve policë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se ka ardhur koha që qentë të jenë më të përfshirë në Policinë e Shtetit me një rol të shtuar përfshi edhe ruajtjen e objekteve.

"Ka ardhur koha që qentë të marrin rol të shtuar edhe në fusha të tjera, ku veçoj ruajtjen e objekteve ku mund të kryejnë shërbime shumë të dobishme dhe mund të reduktojnë ndjeshëm nevojën për angazhim të shtuar të burimeve njerëzore", tha Lleshaj.

Ai ka deklaruar se Policia e Shtetit po mendon të futen në përdorim edhe kuajt për patrullime policore.

"Ka ardhur koha edhe për rolin që mund të marrin kafshë të tjera, si kuajt, në shërbimet policore, kryesisht patrullore në zonat e vështira malore, dhe në situata të tjera, por kjo është një formë tjetër, sot gjej rastin që të vetëm të filloni të mendoni", tha Lleshaj.

Ndërsa kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu është ndaluar tek Brandi,qen qeni polic i cili në tragjedinë e 26 nëntorit pas tërmetit në Durrës u përdor për gjetjen e personave të mbetur nën rrënoja.

"Një falënderim të sinqertë për gjithë ekipin e këtij instituti dhe s’kam sesi të mos përmend heroin me katër putra “Brandi’ dhe instruktorin e tij. Të gjithë e kujtojnë Brandin kur kërkonte për personat e mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, që u godit nga tërmeti. Brandi u fut në një tunel rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.Brandi e kreu mision, atë mision që ka në thelb Policia e Shtetit, në ndihmë e në mbrojtje të jetës së qytetarëve", tha Veliu.

Aktualisht, Policia e Shtetit ka qen të cilët kanë aftësi në zbulimin e drogës, armëve, kufomave nën rrënoja ose personave të mbetur e bllokuar në to, qen anti-eksploziv dhe qen roje. Policia kufitare është e pajisur me qen, reparti RENEA e disa drejtori special, ndërsa ndër vite ka pasur e qen të cilët janë vrarë në krye të shërbimit si disa vite më parë në Lezhë ku një person në kërkim pasi vrau qenin polic vrau edhe veten.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajni: 18/08/2020 10:37

    Jini vigjelentë, pas njoftimeve të tilla fshihen aferat...monitoroni procesin e blerjes se kuajve dhe do kuptoni që cdo gjë është kopsitur tanimë. Më vjen edhe keq për kuajt, do ngordhin për të ngrënë...do fisnikëri mbajtja e kafshëve të tilla. Këta do ja marin tërshërën dhe do ta hanë vetë...

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2020 02:04

    Ide shume e mire,edhe policia amerikane I perdor kuajt,por jo masivisht.Do ishte me mire te perdoren ne parqe dhe neper rruget e ngushta neper lagje ,ku eshte me e veshtire te levizesh me shpejtesi me makinat e policise,pervec kesaj trafiku I dendur mund te jete problem si per kuajt qe mund te tremben e te dalin jashte kontrrollit,si dhe per makinat,per te cilat ecja e ngadalte e kuajve mund te jete pengese.Kuajt mund te perdoren dhe ne zonat rurale e kodrinore ne bashkepunim me dronet per te kontolluar e gjetur parcelat me kanabis ,si dhe ndonje kriminel qe mendon se po u largua ne zona ku makina e motori e kane te veshtire te kalojne,ia ka hedhur me ligjin.

    Përgjigju
  • Deni: 17/08/2020 18:38

    Po Pse kishim gje qen neve ????? Ne mir ae na erdhi qeni nha prishtina qe shpetoi ca jet

    Përgjigju
    • Denis1: 18/08/2020 10:42

      Për të blerë.. u blenë ca para një vit e ca, i shiti nji italian mashtrues. Se di nëse rrojnë apo kanë cofur, se këta kanë interes vetëm te blerja, aty vjedhin, më tej kujt i plasi.

  • Ardi: 17/08/2020 16:48

    Bravooooo zoti Minister , pas gomenjve (hajvaneve) qe ke emeruar kudo ne pozita drejtuese ne polici kuajt ishin nje domosdoshmeri.Je kryegomar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi