Një video e adhurueshme i një qenueshi që “kapet mat” gjatë përpjekjes për të “vjedhur” ushqim, është bërë viral dhe ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale.
Qenushi shihet duke qëndruar në këmbët e tij të pasme teksa mundohet të marrin tasin me ushqim nga nanaku i kuzhinës, kur e zonja e tij e kapi në flagrancë.
“E pabesueshme. Jo. Çfarë po bën aty”, dëgjohet teksa i thotë atij në video. Qenushi në atë moment, me një fytyrë paksa të zhgënjyer që nuk arriti ta çonte misionin e tij deri në fund, lëshon tasin dhe largohet.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Momenti i veçantë po shkakton një “lumë” buzëqeshjes në rrjet.
J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)