Qepët, kundër tumorit
të zorrës së trashë

Qepët, kundër tumorit<br />të zorrës së trashë
TIRANE - Përveç vendit të parë që mban qepa në çdo gatim kuzhine, ka edhe një tjetër virtyt. Qepa, sidomos në shtresën e parë të saj, ka fibra dhe flavonoide të cilat mbrojnë organizmin nga sëmundjet kardiake, diabeti, dhe benefiti më i madh i saj është kundër tumorit të zorrës së trashë tek meshkujt dhe tek femrat.

Studiuesit e universitetit spanjoll zbuluan këtë benefit të qepës për organizmin dhe ata rekomandojnë se qepës, kur konsumohet nuk duhet t’i hiqet shtresa e parë e saj. Edhe pse shtresa e parë e qepës duket e vështirë për tu tretur, ajo mund të gatuhet shumë mirë përmes furrës.

Qepa gjithashtu, pastron dhe detoksifikon organizmin. Sipas studiuesve spanjollë, mbretëresha e tavolinës, qepa, sidomos koka e saj është e pasur me fruktans, një substancë kimike probiotike e cila mban në ekuilibër florën bakteriale të zorrëve dhe komponimet e squfurit.

Ky ekuilibër është efikas në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Qepët gjithashtu janë efikase edhe për dietë, sepse ndihmojnë në metabolizimin e yndyrnave dhe kanë pak kalori.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK