QEPARO - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor i Himarës, pas verifikimit të dokumentacionit dhe verifikimeve në terren, në zbatim të ligjit, mbështetur nga INUK do të ndërhyjë për prishjen e rreth 100 ndërtimeve pa leje. Kjo ndërhyrje po realizohet në mbështetje të Bashkisë së Himarës dhe me mbështetjen e FNSH-së Vlorë dhe drejtohet nga kryeinspektori i INUK z. Gazmend Osmani. Eshtë hera e parë që ndërhyhet në këtë zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje. Aksioni do të vazhdojë disa ditë deri në ekzekutimin e të gjithë vendimeve të bashkisë Himarë.
Në një prononcim për median Drejtori i Drejtorisë së Ekzekutimit në INUK, ofroi mbështetjen e këtij institucioni për të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit, për ekzekutimin e të gjitha vendimeve për prishjen e ndërtimeve pa leje. Arben Ndoka u shpreh se ky është aksioni i parë në këtë zonë dhe do të zgjasë disa ditë, për të kaluar më tej në një fazë të dytë. Aksioni nisi nga Qeparoja dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë bregut.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com