Qerimaj: Jam i pastër
po pres vendimin e Apelit

Qerimaj: Jam i pastër<br />po pres vendimin e Apelit
Peshëngritësi shqiptar, kampion europe, Erkand Qerimaj ka reaguar nëj ditë pas publikimit të skandalit për pozitivitetin e tij me substanca të ndaluara në turneun e Antalias. Ai ka thënë se është ballëhapur për akuzat që sipas tij janë të padrejta, dhe se ai është nëj sportist i pastër.

"Të gjitha ato që kam përdorur janë vitamina, duke përfshirë edhe "body surge". Nuk jam munduar të fsheh asgjë pasi nëse doja, mund ta bëja. Kam 10 vite që fitoj medalje dhe gara në turnetë ndërkombëtarë. Dhe jam ballëhapur në sytë e botës. Pres vendimin e Apelit" tha Qerimaj.

Titulli i Kampionit të Europës, i fituar në Kampionatin Europian të Peshëngritjes të zhvilluar në Antalia vetëm rreth një muaj më parë dhe pjesëmarrja e peshëngritësit të njohur shqiptar Erkand Qerimaj në aktivitetin më të madh të vitit 2012 për këtë sport, në Olimpiadën e Londrës, janë vënë në rrezik të madh.

Peshëngritësi ka rezultuar pozitiv në testin antidoping që i është nënshtruar në europianin e Antalias, aty ku ai u shpall edhe Kampion Europe në peshën 77 kg. Sipas një shkrese të dërguar më 4 maj të këtij viti në adresë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011.

Sipas udhëzimeve të institucionit më të madh të peshëngritjes në botë, substanca e kësaj familjeje gjendet në nutrimentet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizajnuara për të rritur energjinë apo për humbjen e peshës.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut