Dvoran të Korçës aty ku vjelja e qershive ka nevoja të mëdha për krahë pune vitet e fundit po vërehet mungesa e punëtorëve.

Edhe pse ky sezon ka nisur me fitime te kënaqshme, sërish fermerët ankohen. Fillimisht qershitë janë shitur me 250 lek për kg, ndërsa tani çmimi është në rënie. Ndërsa për gjetjen e punëtoreve thanë se “duhet gjetur me mik”.

‘Mallin nisi me shitje të mirë, por ra se tani ka shumë prodhim! Unë personalisht nga 10 punëtor që më duhen në ditë, kam 5, i kam gjetur jo me mik jo me gjëra... por nuk ankohem sepse të tjerët s’kanë fare’.- tha një fermer.

Dvorani, është një nga fshatrat me te njohur në juglindje për masivet me pemëtore e krahas mollëve që janë tradicionale, fermerët e kësaj zone janë orientuar drejt qershive duke rritur sipërfaqet me këtë kulture.