Qershor, hidhet në qarkullim
kartëmonedha 1.000 lekë, emetim i vitit 2011

Qershor, hidhet në qarkullim<br />
kartëmonedha 1.000 lekë, emetim i vitit 2011
TIRANE - Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me vendimin nr. 48, datë 29.06.2011, miratoi rishtypjen e kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 1.000 lekë. Në zbatim të këtij vendimi, Banka e Shqipërisë njofton publikun se në datën 3 qershor 2013 do të hidhet në qarkullim kjo kartëmonedhë.

Kartëmonedha e re ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën  me vlerë nominale 1.000 lekë, emetim i vitit 1996, hedhur në qarkullim më 11.07.1997 dhe rishtypjeve të saj të vitit 2001, hedhur në qarkullim më 08.04.2002 dhe të vitit 2007, hedhur në qarkullim më 14.11.2008. 

Ndryshimet me emetimin e fundit janë ndryshimi i fillit të sigurisë, i cili bëhet nga 1.5 mm, 2 mm, viti i emetimit në trupin e kartëmonedhës që do të jetë 2011 dhe firma e drejtorit të Departamentit të Emisionit.

Duke filluar nga data 3 qershor 2013, në fjalë do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim

Sot Champions League është për ata me zemër të fortë! Liverpool pret Real Madridin, Juve e Dortmund në udhëtim