Qershori më i nxehtë në histori
Temperatura 1,07 gradë mbi mesatare

MILANO- Bën vapë, gjithmonë e më shumë. Tanimë rekordet e temperaturave globale thyhen nga muaji në muaji, nga viti në vit, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur nga thatësira më e ashpër që prej vitit 1956. Temperatura mesatare globale të vendeve të përfshira në muajin qershor që sapo lamë pas, ka qenë më e larta e regjistruar ndonjëherë më parë në historinë e meteorologjisë, me një vlerë prej 1.07 gradë celcius mbi mesataren. Kjo është ajo që rezulton pas një analize të kryer nga autoritetet italiane bazuar në të dhënat e National Oceanic and Atmospheric Administration (Noaa). Maji 2012 rezultoi muaji i dytë më i ngrohtë se kurrë.

"Anomalia është më pak e dukshme nëse do të konsideronim mesataren e kombinuar të temperaturave të tokës me atë të oqeaneve, e cila klasifikohet në vend të katërt, ndër më të lartat", thuhet në raporti. "Në Itali, muaji i qershorit u klasifikua në vend të tretë ndër më të nxehtit në 210 vitet e fundit, duke regjistruar kështu një anomali prej 2,57 gradë më shumë në raport me mesataren". Në dekadën e parë të qershorit rëniet kanë qenë akoma më të ulëta: -83 %, ndërsa temperatura maksimale në gadishuj ka qenë superiore prej 2,6 gradë celcius, në raport me mesataren e tridhjetë vjeçarit të marrë si referencë 1971-2000, sipas Ucea.

Vapa dhe thatësira, bashkë me Evropën, kanë prekur mbi të gjitha zonën e kultivimit të misrit në Midwest të Shteteve të Bashkuara, ndërsa një goditje pritet të ketë edhe në prodhimin e parashikuar në Rusi dhe Ukrainë.

Që nga 1 janari deri më 30 qershori të 2012 -tës janë regjistruar rreth 2.500 zjarre me një rritje prej 76 % në raport me vitin ë shkuar, si dhe është dyfishuar sipërfaqja e pyjeve të përfshira nga zjarri (+94%) me një total prej rreth 6.800 hektarësh të përfshira, të cilave i shtohen edhe 3.200 hektarë jo pyjore, sipas Policisë Pyjore italiane.

Në Amerikën Qendrore, alarmi është në nivelin maksimal. Autoritetet e Nebraskës kanë ndaluar spërkatjen me ujë te bollshëm (jo nga puset) e fushave me misër, duke vulosur kështu edhe humbjen e të gjithë të korrave. Në 55% të territorit kontinental rëniet kanë kohë që janë poshtë mesatares, duke përcaktuar kështu situatën më të rëndë të thatësirës që prej 1956 -tës.

(ed.ka/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë