Qershori muaji i ndërgjegjësimit për skoliozën, mjekët: Duhet ekzaminim i hershëm dhe aktivitet sportiv! 50% e fëmijëve me deformime të shtyllës kurrizore

Çantat e rënda të shkollës, qëndrimi jo i drejtë në banka e deri te përdorimi i smartfonëve , janë disa nga shkaqet kryesore pse një pjesë e madhe e fëmijëve po vuajnë nga deformimet e shtyllës kurrizore. Në nisje të muajit ndërgjegjësues për ekzaminimin e hershëm të skoliozës, mjekët vendosën një tendë, ku prindërit mund ë dëronin të vegjlit e tyre për kontroll.

Për Report Tv, më shumë së rëndesën nga çanta, ata shohin si shkak qëndrimin e gjatë në telefon.

“Nuk kam parë ndonjë shqetësim te fëmija ,por erdha për kontroll meqë m’u dha rasti. Të gjithë këqijat nga përdorimi I teknologjisë vijnë.”

“Mundësisht t’i lehtësojnë çantat se tani janë bërë dhe orët mësimore 2 orëshe. Nuk e di pse akoma çantat janë plumb.”

8- 13 vjeç është grupmosha kur shfaqet më së shumti skolioza, që vazhdon të rritet deri në moshën 20-22 vjeç, kur trajtimi bëhet më i vështirë.

“Nga të gjithë fëmijët e ekzaminuar gjatë ditës së sotme 50% e tyre kanë patur një devijim postural, nuk mund të flasim për gradën e skoliozës pasi do të duhet një ekzaminim imazherik, një grafi për kolonën pothuaj devijime ka patur në 50% të rasteve. Moshat e reja mund të kemi rezultate shumë të mira deri në zgjerimin e këndit të skoliozës. Në moshat e mëdha është shumë e vështirë që mund të punojmë me muskujt dhe shumë pak mund të bëhet për drejtimin e kolonës”, thotw Kleton Kadillari.

Vizitat nuk janë të kushtueshme, ndërsa pjesa më e madhe e trajtimeve mund të bëhen në shtëpi. Problem mbetet mosekzaminimi i hershëm.

“Është thjesht neglizhenca që i le pa trajtuar këto probleme. Prindërit na i sjellin fëmijët për t’u ekzaminuar vetëm  kur shohin devijim me sy të lire ose kur shohin fëmijët që kanë dhimbje për  një kohë të gjatë. Pra asnjëherë nuk vijnë rastësisht për të. Një ekzaminim I hershëm do ishte shumë i mirë.”

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 3 fëmijë në Shqipëri  vuan nga skolioza, ose siç njihet ndryshe deformimi i shtyllës kurrizore. Mjekët këshillojnë sa më shumë angazhim në aktivitete fizike e sportive.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit