Qeshni 15 minuta në ditë
për të jetuar më gjatë

Qeshni 15 minuta në ditë<br />për të jetuar më gjatë
Shpesh herë kemi dëgjuar që e qeshura të zgjat jetë. Kjo shprehje tashmë është e provuar edhe nga studimet që optimistët jetojnë më gjatë se pesimistët.

Terapeutët, rekomandojnë qeshjen si masazh të përsosur të organeve të brendshme. Kjo mund të shërbejë si një mjet që vë në një punë më të mirë zemrën dhe qarkullimin e gjakut nëpër inde.

Të qeshurit është forma më e mirë për të nxitur prodhimin e hormonit të disponimit të mirë. Ai iu relakson, përmirëson disponimin, ju bën që të pushoni dhe të largoni pengesat shpirtërore.

Qeshja nxit veprimin e sistemit imun, prandaj sa më shumë të qeshni aq më i fortë është organizmi juaj që të përballet me bakteret dhe viruset.
 
 Për këto arsye shprehja “mposhtni dhimbjen me buzëqeshje” duhet t’iu përcjellë gjatë gjithë jetës suaj. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës