‘Qetësohuni djema’, fjalët e fundit të shqiptarit që u vra pas përleshjes me armë të bashkatdhetarëve! Tentoi të ‘ulë gjakrat’, por mbeti viktimë

GREQI- Hidrauliku shqiptar Pëllumb Islami u vra ditën e djeshme në Greqi nga një plumb që e kapi teksa ishte ulur në një lokal dhe dy bandat shqiptare patën një përleshje me armë. Islami kishte tentuar të ‘ulte gjakrat’ mes 7 shqiptarëve të cilët fillimisht u përfshinë në një debat në lokalin ku ishte ulur edhe 39-vjeçari Islami.

Bashkëshortja e tij ka rrëfyer për mediat greke se Isalmi u kishte thënë shqiptarëve që të qetësoheshin, por kur kishte parë që ata kishin nxjerrë armët kishte tentuar të largohet me vrap. Në tentativë për të shpëtuar, një plumb qorr i mori jetën 39-vjeçarit, i cili ditën e nesërme do të përcillet nga familjarët për në banesën e fundit.

“Ajo që zbuluam ishte se ai doli jashtë për të shpëtuar sapo pa të shtënat dhe u godit. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Më herët fliste me kamerierët dhe i pyeste se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur e pa zënkën e tyre, bërtiti ‘qetësohuni djema, qetësohuni’” , thotë bashkëshortja e vëllait 39-vjeçar.

“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. Dyqani nuk ishte as streha e tij. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte një punëtor dhe i qetë ”, thekson ajo.

39-vjeçari ndërroi jetë pas një përleshje me armë të grupit famëkeq të quajtur ‘Team L’, që kontrollojnë prostitucionin dhe trafikun e drogës në Athinë. Anëtarët e këtij grupi kontrollojnë rrjetin e prostitucionit dhe trafikut të drogës në qendër të kryeqytetit grek.

Ata kontrollojnë një klub të njohur në Athinë nga ku komandohet rrjeti i prostitucionit dhe eskortave. Sipas mediave greke Erlis Salaj është kreu i bandës së shqiptarëve të ‘Team L’. Pas plagosjes së shqiptarit që punonte si hidraulik në Greqi, grupi prej 7 personash është zhdukur dhe dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë.

Kreu i grupit Erlis Salaj
 

Lokali ku ndodhi ngjarja

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen