Neymar është më afër se kurrë rikthimit te Barcelona, të paktën sipas raportimeve nga Spanja. Një nga gazetat më të mëdha në shtetin iberik, ‘Sport’, ka shkruar sot se braziliani ka lajmëruar futbollistët e Barcelonës për rikthimin në ‘Camp Nou’, dy vite pas largimit nga Paris SG për shifrën rekord të 222 mln eurove.
Sipas ‘sport’, në një grup ‘ëhatsapp-I’ ku bëjnë pjesë disa futbollistë të Barcelonës dhe braziliani, Neymar ka shkruar: “Qetësohuni, po vij.” Mendohet se marrëveshja me Paris SG do të mbyllet për 100 mln euro plus kartonin e Phillip Coutinho-s, futbollistit të blaugranëve shumë të pëlqyer nga francezët.
Gjithsesi raportimet nuk ndalen këtu. ‘Mundo Deportivo’ ka zbuluar edhe paktin mes barcelonës dhe Neymar. 27-vjeçari ka pranuar ulje rroge prej 12 mln eurosh vetëm për t’u rikthyer në ‘La Liga. Nga 36 mln që merr aktualisht, me kalimin te Barcelona Neymar do të marrë 24 mln euro, aq sa fitonte edhe para dy vitesh kur ishte në Spanjë.