Qethja ndihmon kafshët të mos kenë vapë? E kemi ditur të gjithë gabim, ja ç’thotë veterineri (VIDEO)

Kafshët nuk na kërkojnë asgjë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të përkujdesemi për ta, sidomos në këtë stinë, ditët e nxehta të së cilës, i ndiejnë edhe miqtë tanë me 4 putra. Pavarësisht dashurisë që mund të ndiejnë për kafshët e tyre shtëpiake, shumë kafshëmbajtës nuk kanë informacionet e duhura se si duhet ti ndihmojnë qentë apo macet e tyre për të patur kushte sa më optimale përsa i përket temperaturës. Me mjekun veteriner Marvin Brahja në një shëtitje në parkun e liqenit artificial, kemi marrë disa këshilla tejet të vlefshme në prani edhe të qenushes së tij Mia. E para që na vjen nga doktor Brahja është kërkesa për të mos i qethur qentë apo macet, kjo për arsyen se me këtë veprim po kontribuojmë më shumë që ata të kenë më shumë vapë.

"Kafshët nuk kanë vapë nga qimet, por kanë frikë ngaqë nuk kanë gjendra djerse. në momentin që mendoni se qenushi apo macja ka vapë nga qimet dhe tentoni që ta qethni, është 100 % e gabuar, sepse në momentin që do ta bëni këtë ata do të kenë më shumë vapë. Kjo për faktin se vetë qimet shërbejnë si mbajtëse të ajrit, si kondicioner dhe bëjnë atë termoizolimin. Pra temperatura shumë e lartë jashtë nuk është se futet njësoj me temperaturën e trupit poshtë. Në momentin që ne i heqim qimet, temperatura si e trupit dhe e ambientit bëhet njëlloj. Pra është e gabuar që ti qethim ato.", - tha veterineri për "Rreze Dielli"

Ndër të tjera mjeku veteriner Marvin Brahja na tregoi edhe oraret më të përshtatshme për të nxjerrë shëtitje qentë apo macet.

"Duhet të dalin herët në mëngjes, ose në darkë vonë. Para orës 8 të mëngjesit duhet ta kenë bërë shëtitjen e mëngjesit dhe pas orës 9 të darkës duhet të bëjnë shëtitjen e darkës. Ka disa raca specifike si çou çou, boxer, bulldog apo pekinez që quhen ndryshe raca falige, pra e kanë hundën e shtypur. Kjo do të thotë që temperatura e ambientiti të jashtëm hyn direkt në mushkëritë e tyre. Kjo do të thotë që ato fillojnë asfiksohen, nuk e bëjnë termoizolimin e tyre. Kjo është edhe arsyeja pse qentë nxjerrin gjuhën jashtë, sepse bëjnë termoizolim me anë të frymëshkembimit. Pas orës 8 të mëngjesit dhe para orës 9 të darkës nuk duhet të dalin në mënyrë kategorike.",- këshillon veterineri Brahja

Një tjetër dilemë është nëse duhet ti marrim me vete kafshët gjatë kohës që shkojmë me pushime në plazh. Ka disa që zgjedhin hotelet e kafshëve, ka edhe të tjerë që nuk ndahen dot nga katër putroshët e tyre. Edhe në këtë aspekt, sipas doktor Marvinit duhet të tregojmë kujdes në këto gjëra:

"Duhet të kemi parasysh disa gjëra. Kur është piku i vapës, nga ora 12 deri në 3, është mirë që të freskohen dhe në momentin që dalin nga deti është mirë të lahen me ujë të pastër. Duhet të kemi kujdes edhe djegien e putrave. Ku kafshët fillojnë lëpijnë putrat do të thotë që diçka ka ndodhur, ose kanë rërë në mes gishtave, ose janë djegur. duhet të kemi parasysh që duhet ti mbajmë në hije gjatë kohës së plazhit.",- u shpreh veterineri Marvin Brahja 

Alban Musa me veterinerin Marvin Brahja dhe qenushen e tij Mia

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg