Qeveria me vendimin e djeshëm ka vendosur një shtesë fondit në vuzhetin e titit 2014 të miratuar për Gjykatën Kushtetuese. Duke treguar në këtë mënyrë se gjyësori është në prioritetet e saj. Kështu, në mbështetje të Kushtetutës, të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave që Gjykatës Kushtetuese, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, në zërin “Shpenzime kapitale”, t’i shtohet fondi 2 000 000 lekë. Efekti financiar  i parashikuar në këtë vendim, do të përballohet nga fondi i kontingjencës. Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave dhe Gjykata Kushtetuese.