Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet e projektit për pamjen e re të Himarës dhe Qeparoit, me të cilën pritet t’i prezantohen turistëve që në fillim sezonin e ardhshëm turistik. Në Bregun e Jonit ka nisur realizimi i një pakete të plotë investimesh, të financuara nga qeveria shqiptare, që brenda vitit të ardhshëm do të rivlerësojë të gjithë potencialin turistik të Bregut. Himara është kthyer në një kantier pune, ku me financim prej rreth 233 milionë lekë të qeverisë, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nisur zbatimi i projektit për rikualifikimin e plotë urban
/Shqiptarja.com










