Qeveria 3 marrëveshje me KfW
për financimin e disa projekteve

Qeveria 3 marrëveshje me KfW<br />për financimin e disa projekteve
Qeveria miratoi të mërkurën 3 marrëveshje të rëndësishme me bankën gjermane KfW për financimin e disa projekteve në sektorin e furnizimit me ujë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua marrëveshja e financimit dhe projektit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe bankës gjermane KfW Frankfurt am Main, “KfW”, për fondet IPA të Bashkimit Evropian për furnizimin me ujë të zonave rurale III, për një grant në shumën 9 803 922 euro.

Qeveria miratoi po ashtu edhe marrëveshjen e financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, dhe KfW, Frankfurt am Main, “KfW”, për masat shoqëruese për furnizimin me ujë të zonave rurale III, për një grant në shumën 1 500 000 euro.

Me KfW-në në mbledhjen e sotme qeveria miratoi edhe marrëveshjen e huasë dhe projektit, për programin “Ujësjellësi rural III”, për një hua në shumën 24 000 000 euro.



Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet

Iran, zhduket presidenti Efraim Raisi, Gjysmëhëna e Kuqe ka dërguar 40 ekipe për kërkimet