Qeveria ka vendosur sot të japë një ndihmë prej 5 milionë lekësh të reja familjes së efektivit të vrarë pak ditë Simon Gjeta, më parë në krye të detyrës në qytetin Shkodër.
 
Ndihma për familjen e të ndjerit u miratua sot me vendim të këshillit të Ministrave dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetitdhe për të realizuar këtë ngarkohet ministria e Brendshme dhe ajo e Financave

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)