Qeveria 600 mln lekë për stadiumin
Ruzhdi Bizhuta e Parkun Oplimpik
Qeveria ka dhënë plot 600 milionë lekë nga buxheti i shtetit, ndërsa 44 milionë lekë nga fondi i kontingjencës.
Qeveria shqiptare ka dhënë një tjetër ndihmë për sportin. Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka dhënë dritën jeshile për të financuar në dy projekte të rëndësishme, që janë stadiumi Ruzhdi Bizhuta në Elbasan dhe Parkur Oplimpik në Tiranës. Qeveria ka dhënë plot 600 milionë lekë nga buxheti i shtetit, ndërsa 44 milionë lekë nga fondi i kontingjencës.
Fondi prej 1.3 mln eurosh i akorduar nga FSHF, UEFA dhe qeveria shqiptare pritet t'i ndryshojë komplet pamjen e stadiumit Ruzhdi Bizhuta në Elbasan. Sipas projektit ndërhyrjet do të jenë totalet, rindërtimi do të jetë në të gjitha drejtimet. Në impiantin e ri do të ketë mjedise ko do te ofrohen shërbime për tifozët gjatë pushimit të ndeshjeve.
Përveç pjesës së tribunave, ku numri i tifozave pritet të jetë rreth 11 mijë dhe tapetit të blertë, një ndryshim rrënjësor do të pësojnë edhe dhomat ku skuadrat përgatiten para ndeshjeve.Në impiantin e ri çdo gjë është menduar deri në detaj, nga tualetet e deri të siguria e tifozëve në rast rreziku. Risia e këtij stadiumi është se për herë të parë hyrja në të do të jetë në mënyrë elektronike.Prozhektorët e rinj do të jenë sipas kritereve të UEFA-s, me forcë ndriçimi 1600 luks, ndërkohë që në pjesën anësore të fushës nuk do të mungojë edhe ekran i madh elektronik i cili kap shifrën e 100 mijë eurove. Një rikonstruksion total do të pësojë edhe parkingu rreth e rrotull stadiumit, kapaciteti i të cilit duhet të jetë 400 makina gjatë ndeshjeve ndërkombëtare. Në këtë stadium do te luhen edhe ndeshjet e skuadrave qe kalojnë në turet e kupave të Europës.
Ndërkohë Kompleksi Sportiv i Agjencisë së Shërbimeve të Sporteve, i njohur si kompleksi “Dinamo”, brenda 4 viteve të ardhshme do të pësojë një ndryshim rrënjësor, për t’u transformuar në atë që do të quhet “Parku Olimpik i Tiranës”. Në këtë kompleks do të ndërtohet edhe një fushë olimpike, me një sipërfaqe prej rreth 13 mijë m2, me një pistë atletike të standardeve ndërkombëtare. Ndërkohë, në një fazë të mëvonshme do të shihet me prioritet mundësia e ndërtimit të një pishine në dispozicion të sportistëve. Duke u bazuar në projektin fillestar, qeveria shqiptare ka akorduar rreth 10 milionë euro për realizimin e transformimit të kompleksit ekzistues.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40
-
Elenita Roshi merr drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar
7 Janar, 22:38
-
Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!
7 Janar, 22:30
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Radhë të gjata mjetesh në Portin e Vlorës për t’u imbarkuar në tragetin drejt Brindisit, shkak kontrollet e imtësishme nga Policia Kufitare
7 Janar, 22:02
-
Debati në Report TV/ Juristi Karaj: Meta është ‘kurban i reformës në drejtësi’, e ka kuptuar se ka prova dhe s’është çështje politike! Çaça: PL rrezikon
7 Janar, 21:58
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Nju Jork, apeli hedh poshtë kërkesën e zotit Trump për të bllokuar dhënien e dënimit më 10 janar
7 Janar, 21:45
-
'Grenlanda nuk shitet', kryeministrja daneze i përgjigjet Trump-it pas vizitës së djalit të tij në ishull
7 Janar, 21:32
-
Hetimet për Donald Trump, gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm
7 Janar, 21:32