Qeveria, 644 milionë lekë për stadiumin e Elbasanit dhe Parkun Olimpik të Tiranës

Qeveria shqiptare me një vendim të miratuar sot i hap dritën jeshile financimit të projektit të stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" në Elbasan dhe Parkut Olimpik të Tiranës.

Në vendimin e miratuar sot nga Këshilli i Ministrave thuhet se 600 milionë lekë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa 44 milionë lekë nga fondi i kontingjencës.

"Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin nr.411, datë 20.6.2014 "për bashkëfinancimin e projektit të stadiumit "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan dhe financimin e Parkut Olimpik të Tiranës". Kështu, u vendos që efektet financiare për financimin e të dyja projekteve do të mbulohen me 600 000 000 (gjashtëqind milionë) lekë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe 44 000 000 (dyzet e katër milionë) lekë, nga fondi i kontingjencës, për vitin 2014".

Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.411, DATË 20.6.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR BASHKËFINANCIMIN E PROJEKTIT TË STADIUMIT "RUZHDI BIZHUTA", ELBASAN, DHE FINANCIMIN E PARKUT OLIMPIK TË TIRANËS"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.185/2013, "Për buxhetin e vitit 2014", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 4, e vendimit nr.411, datë 20.6.2014, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:
"4. Efektet financiare për financimin e të dyja projekteve do të mbulohen me 600 000 000 (gjashtëqind milionë) lekë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe 44 000 000 (dyzet e katër milionë) lekë, nga fondi i kontingjencës, për vitin 2014".
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". /ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim