TIRANE - Gati një milion euro ka kushtuar, pa filluar ende procesi përkatës, mbrojtja ligjore e shtetit shqiptar në Arbitrazh për energjinë elektrike, pas vendimit për heqjen e licensës CEZ-it. Do të paguhet 900 mijë euro studioja avokatore, që do të sigurojë mbrojtjen ligjore të qeverisë shqiptare dhe Entit Rregullator të Energjisë Elektrike pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, për zgjidhjen e konfliktit me kompaninë çeke CEZ Group.
Më datë 20 shkurt, qeveria ka vendosur të autorizojë ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për lidhjen e shtesës së kontratës me studion ligjore ndërkombëtare “Derains&Gharavi”, e cila është përzgjedhur përmes një procedure konkurruese për të ofruar këshillim ligjor për këtë ministri.
Objekt i shtesës së kontratës të jetë përfaqësimi i Republikës së Shqipërisë/METE, nga ana e studios ligjore, në arbitrazhin ndërkombtëar kundër shoqërisë “CEZ”, a.s., në cilësinë e paditësit ose të paditurit kundërpaditës.
Shpenzimet për pagimin e studios së huaj të avokatisë, në vlerën 900 mijë euro, do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2013, theksohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com