Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është hedhur në gjyq nga disa vajza të cilat pretendojnë se nuk u janë mbrojtur të drejtat, përkundrazi, qeveria ka bashkëpunuar me palën ‘kriminele’.

Financieri pranë Dukës së York-ut, Jeffrey Epstein, është paditur nga 31-vjecarja Virginia Roberts në Janar të këtij viti, pasi kjo e fundit është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me Dukën disa herë, gjatë kohës që ishte ende në një moshë të mitur, 17 vjec.

Gjykatësi i cështjes Kenneth Marra, nuk i ka marrë seriozisht akuzat dhe është shprehur se ‘pretendimet sensacionale ishin krejtësisht të panevojshme’. Gjykatësi gjithashtu nuk ka shprehur asnjë opinion lidhur me ‘vlefshmërinë ose vërtetësinë’ e pretendimeve.

Marra ka refuzuar tentativën e vajzave për t’u bashkuar në padinë kundër qeverisë amerikane mbi trajtimin e cështjes së Jeffrey Epstein, financieri miliarder i dënuar me një vit burg në 2008 për pedofili. Ndërkohë Duka ka mohuar cdo pretendim nga ana e Roberts, e cila në letrat e gjykatës identifikohej si Jane Doe 3. 
duka
duka
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)