Qeveria amnisti fiskale për biznese dhe individë, Tabaku nis akuzat: Po pastron paratë

Qeveria amnisti fiskale për biznese dhe individë, Tabaku nis akuzat: Po pastron paratë

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka cilësuar amnistinë fiskale të qeverisë si një 'lavatriçe të madhe të pastrimit të parave'.  Tabaku shprehet  se amnistia fiskale është një tjetër nisëm e qeverisë për vjedhjen e parave dhe pastrimin e tyre, ndërsa vetë Rama tha se nga kjo amnisti do përfitojnë emigrantët dhe bizneset, por jo politikanë, të dënuarit që janë subjekt i OFL-së, gjyqtarë e prokurorë si dhe zyrtarë të lartë.

Tabaku  thotë se 7 vite oligarkët e Ramës vetëm kanë vjedhur duke boshatisur buxhetin që sipas saj nuk përballoi dot as dëmet e tërmetit dhe as paketat financiare në kohën e pandemisë.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut

Gënjeshtarët nuk pyesin në jemi në mes të pandemisë, nëse bizneset janë të mbyllura, nëse shqiptarët janë të papunë dhe u mungon e ardhura bazë. Madje gënjeshtarët nuk e kanë problem edhe kur i premtojnë FMN-së se do ta rishohin strategjinë e Amnistisë Fiskale, siç edhe tanimë FMN ka publikuar në raportin e saj. Jo! Ata vazhdojnë të vjedhin taksat e shqiptarëve, vazhdojnë të ndjekin rrugën e shkatërrimit duke ligjëruar Lavatriçen e Madhe të pastrimit të parave.

Për 7 vjet me radhë miqtë e Ramës, oligarkët, kanë vjedhur pasuritë publike dhe private të shqiptarëve. Aq shumë është vjedhur saqë nuk kishin as para në buxhet për qentë e shpëtimit (kur ra tërmeti) dhe as fonde për paketën ekonomike në kohën e pandemisë. Dhe tani, mes gjithë kësaj batërdie dhe hajdutërie, si një gënjeshtar tipik që pëlqen të luajë me liritë ndërsa vjedh paratë e shqiptarëve merr një nisëm tjetër.

Gënjeshtarët, duan të bëjnë Amnistinë Fiskale për të inkriminuarit pikërisht atëherë kur vendi është i përfshirë në listën gri të MONEYVAL. Kur BE ka përcaktuar që një nga parakushtet e Shqipërisë është edhe dalja nga kjo listë dhe lufta ndaj Pastrimit të Parave. Pak rëndësi ka për gënjeshtarët e ardhmja apo xhepi i shqiptarëve. Rëndësi ka që i gjithë pushteti i fituar përmes blerjes së votave, përmes të inkriminuarve që kërkojnë pjesën e tyre të vazhdojë të jetojë me çdo kusht.

Kështu në 7 vjet me radhë, Rama ka vrarë ekonominë ngadalë, ditë pas dite duke rrjepur pak e nga pak lëkurën e shqiptarëve. Duke i gënjyer edhe duke i kërcënuar. Me shpresën se kështu do të jetojë pafundësisht. Shqiptarët nuk e i vlerësojnë ata që përdorin çdo marifet për të futur duart në xhepin e tyre të varfëruar për t’i vjedhur dhe ato pak që kanë kursyer. E pasi të bëjë këtë të gjejë dhe një mënyrë për të kënaqur të inkriminuarit që ka në ushtri duke ua pastruar paratë. Në një anë vjedh taksat e shqiptarëve dhe në krahun tjetër pastron paratë e të inkriminuarve.

Sa më shumë thellohet kjo pandemi aq më shumë shqiptarët e kuptojmë se shteti i drejtuar prej tyre është një tigër prej letre. Ata e kuptojnë përditë se sa të varfër janë, se sa të vjedhur janë, se sa të nëpërkëmbur janë. Në një kohë kur trajtohen si të huaj në vend të tyre kurse shteti duhet t’i trajtonte njësoj siç trajtohen shqiptarët në Itali, shqiptarët në Kosovë, shqiptarët në Maqedoni apo dhe shqiptarët në Gjermani!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SORA TABAKE: 21/04/2020 12:32

    Po kjo sora balon tabake pa terezi pse s'prononcohet njëher për të jatin që e ka kryehajdut. Apo i jati ksaj laraske nuk quhet. Që nga brek grisur i komonizmit na u bë zengjin. Po zaten kjo dosa me dopjo byth ska faj se ka plot kok pa lar që e vot9jn e kjo bashk me të jatin bëjn çef me lekët që ju ka vjedhur kjo e kok pa larët gjëmojn mortjen e tyre.

    Përgjigju
  • redi: 20/04/2020 22:55

    Rama po m7ndohet te ndihmoje bisnesin e vogel dhe emigrantet keshtu ju elonomiste me fame boterore beji nje padi meqe fyshoke per pastrim parash dhe ta hetje SPAKU .

    Përgjigju
  • Lat nam: 20/04/2020 19:30

    Po paskeni qen lugeter pffffff

    Përgjigju
  • B A B A L E: 20/04/2020 18:04

    Babale, Balon, Tabaku.....bjeri gajdes gajdexhi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë