Qeveria bojkoton Kuvendin, vendi
drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Qeveria bojkoton Kuvendin, vendi <br />drejt zgjedhjeve të parakohshme?
Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike e Kosovës bllokoi punën në Kuvend. Ky fakt u forcua edhe nga partitë parlamentare të “bllokut” opozitar, gjatë ditës së enjte , pas bojkotit që ia kanë bërë kabineti qeveritar dhe deputetët e koalicionit shumicë seancës plenare

Ky bllokim vjen në shenjë revolte pasi kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi nuk ka pranuar ta shkelë Rregulloren e punës për ta futur në votim “mocionin për privatizim” të propozuar nga PDK-ja. Kjo sipas opozitës, nuk është asgjë tjetër veçse reflektim i krizës së parë institucionale, në periudhën e ecjes së shtetit pa mbikëqyrje ndërkombëtare.

Një nga anëtarët e Kryesisë së PDK-së ka thënë se konfrontimet publike mes Grabovcit dhe sekretarit të përgjithshëm të partisë, Jakup Krasniqi, nuk lidhen aq shumë me funksionimin e Kuvendit, sa lidhen me zhvillimet e brendshme në PDK.

Sipas opozitës, zgjidhja për vendin është largimi i kësaj Qeverie dhe zgjedhjet e parakohshme.

Palë të ndryshme politike në Kosovë shprehet dyshuese kundrejt faktit se nëse Qeveria Thaçi mund të shkojë deri në fund të mandatit.

Krasniqi dhe Limaj kanë qenë të vetmit deputetë të PDK-së që kanë qëndruar në sallë të Kuvendit, deri në mbyllje të seancës. Bashkëpartiakët e tyre, kanë qëndruar në hollin e Kuvendit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi