Qeveria britanike fushatë për të penguar emigrantët shqiptarë që shkojnë në Angli, reklamat do shfaqen shqip në rrjetet sociale

Qeveria britanike fushatë për të penguar emigrantët shqiptarë që shkojnë në Angli, reklamat do shfaqen shqip në rrjetet sociale

Ministria e Brendshme në Britaninë e Madhe ka nisur një fushatë reklamuese që synon që të pengojë shtetasit shqiptarë që të emigrojnë drejt Anglisë.

Reklamat, të cilat do të shfaqen në shqip në Facebook dhe Instagram, do të paralajmërojnë njerëzit se do të "përballen me ndalimin dhe largimin" nëse udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria tha se fushata, e cila nis nga java e ardhshme, do t'i "bëjë të qarta rreziqet" me të cilat përballen emigrantët që udhëtojnë me gomone përmes kanalit të Lamanshit.

Qeveria britanike ende nuk ka bërë të ditua shifra se sa do të kushtojë kjo fushatë për të frenuar emigrimin. 

Sipas zyrtarëve britanikë, Shqipëria është një "vend i sigurt ". Deri në mars 2023, rreth 14 mijë aplikime për azil në Mbretërinë e Bashkuar janë bërë vetëm nga shtetas shqiptarë.

Fushata pason një lëvizje të ngjashme të mediave sociale të nisur nga qeveria në gusht të vitit të kaluar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turp për shtetin: 28/05/2023 12:40

    Turp për Shqiptarët si i trajtojne keshtu ndaj duhet të ishte berë shqipëria aleat me Gjermanine jo me anglezet , ta dini pa gjermani dhe Itali shqipëria mbaron ! Në fakt meqe gjermania për 5 vite jep pasaporten gjermane shkon ne angli si zoteri kur je shqiptar me shtetesi gjermane! Sot anglezet sillen ambasadave për të ardhur në Gjermani ne shengen dhe nuk jane as me të drejt pune dhe vize! Gjermania dhe vendet nordike jane vende moderne , Britania eshte kthyer në “mini indi” shume shpejt do kemi dhe elefante neper Londer dhe Liverpool ! Pra rrespekt për gjermani dhe Itali shtetet e tjera nuk duan as veten pale të duan shqipetaret ! Illiricum sacrum

    Përgjigju
  • Noku: 28/05/2023 12:16

    Po kudo ne europ te njejten gje do tu thone Ska mo azil. Vendi konsiderohet i sigurte dmth ska persekutim nga shteti

    Përgjigju
  • Linda: 28/05/2023 09:39

    Plitika e emigracionit anglez le per te deshirar mos ta drejtojn gishtin mbi shqiptaret po ta kthejn te vetja se brenda strukturave te veta i kane personat qe kane fitime kolosale nga azilkerkuesit dhe asnje nga ata nuk eshte denuar deri tani!Reklamat ti bejn dhe ne gjuhet e tjera te te gjithe azilkerkuesve ne Angli se fundi i oqeanit eshte i mbushur me gjak dhe jete njerezish te pafajshem nga njerez nga shume vende te botes!Miliarda lek jepen per sduduesit e emigracionit me vite te tera dhe cdo dite humbin jeten shume njerez neper brigjet e shume shteteve, cfare fatkeqesie!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025