Qeveria, Brukseli e Franca
kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

Qeveria, Brukseli e Franca <br />kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë
Vijnë reagimet e para pas vendimit të Serbisë që zgjedhjet e Majit ti mbajë edhe në Kosovë
Për Qeverinë e Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë është i papranueshëm.
Qeveria e Kosovës me këtë rast i përkujton edhe njëherë Beogradit zyrtar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe Serbia nuk ka asnjë lloj juridiksioni apo të drejte mbi Republikën e Kosovës. Bashkimi Evropian duhet t`ia bëjë të qartë Serbisë që mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë është në kundërshtim jo vetëm me Kushtetutën e Kosovës, por edhe me vlerat dhe parimet evropiane. 

Janë për keqardhje paralajmërimet e Beogradit që zgjedhjet serbe të mbahen edhe në Kosovë thanë zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Zyrtarë nga Brukseli kanë thënë se ky vendim nuk është në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-s dhe se kjo, nuk do t`i ndihmojë Serbisë në procesin e integrimeve evropiane. 

Ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, e cila kërkon nga Serbia që të përmbahet për thirrjen e organizimit të zgjedhjeve komunale në Kosovë. Një vendim i tillë do të binte në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me realitetin e Kosovës së pavarur, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e ambasadës franceze në Kosovë. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës