Qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë 10 mijë kallashnikovë, në armatimet që ka dhënë falas për qeverinë e Irakut. Kjo dhe në kuadër të kontributit të qeverisë shqiptare në luftën ndaj terrorizmit. Vetëm pak ditë më parë qeveria shqiptare dhuroi fishekë, granata dore, predha mortaje 60 mm, 82 mm dhe 120 mm si dhe Shtimje model 1969. Ndërkohë që dje në Fletoren Zyrtare u bë e ditur m se vendimit për dhurimin e armatimeve qeverisë së Irakut i janë shtuar dhe 10 mmijë automatikë. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes pas verifikimeve do të marrë masat për nisjen e të gjithë këtyre armatimeve drejt qeverisë së Irakut. Ashtu si dhe armatimet që u miratuan për Afganistanin.