TIRANË - Qeveria shqiptare vendos të shpallë ditë zie kombëtare 26 nëntorin, pas tërmetit të fuqishëm me dhjetra viktima në Shqipëri.

Lëkundjet e forta sizmike me magnitudë 6.4 ballë u ndjenë në orën 03:54 të mëngjesit të së martës dhe prej atij momenti ka pasur pasgoditje të njëpasnjëshme. Shumë vijojnë të jënë nën rrënoja, ndërsa policia, ushtria dhe strukturat e tjera të shtetit kanë kaluar në gatishmëri për të përballur këtë situatë të vështirë me të vilën vendi përballet.

Zonat më të prekura ishin Thumana dhe Durrësit ndërsa momentet dramatike nuk munguan përgjatë gjithë ditës me familjarë të shpëtuar që prisnin të mësonin për fatin e të dashurve të zemrës të bllokuar nën rrënoja. Disa prej tyre dolën gjallë, të tjerë fatkeqësisht ndërruan jetë. 

Ministria e Arsimit po ashtu ka anuluar mësimin në të gjitha shkollat, publike e private deri më 2 dhjetor, ashtu sikundër bashkia anuloi kopshtet dhe çerdhet. Bashkia e Tiranës anuloi të gjitha festimet e organizuara për 28-29 nëntor.