Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë gjatë konferencës për shtyp se të gjitha shpenzimet dy ditore të mbledhjes së kabinetit qeveritar, nuk janë paguar nga buxheti i shtetit por nga vetë të pranishmit.
"Kemi kaluar përpara disa ditësh një projekt, një leje zhvillimi që na erdhi si kërkesë, një projekt që erdhi si kërkesë e një sipërmarrjeje të rëndësishme në Kosovë. Ka qenë vërtete një kënaqësi, kënaqësi për projektin, kënaqësi për faktin që një sipërmarrje e rëndësishme në Kosovë investon në projekte shqiptare dhe unë dua t’i bëj thirrje sipërmarrësve të Kosovës që janë shumë të mirëpritur dhe t’ia u përsëris që “hajdeni dhe investoni në turizëm dhe sidomos në këtë zonë”. Kemi një tjetër projekt zhvillimi, - të cilin e ndjek këmba, këmbës vet Pjerini, por edhe unë jam i përfshirë, - në këtë segment që është shumë premtues. Por duke qenë se ky nuk është një projekt që ka kaluar në sitën e aprovimit, nuk dua të flas përpara se mund të duket shumë i bukur për të qenë i vërtetë. Por di të them këtë që ajo që kanë bërë sipërmarrësit, si sipërmarrësi ku jemi ne këtu që i falënderoj për mikpritjen dhe dua që ta bëj shumë të qartë që të gjitha shpenzimet individuale nuk janë paguar nga qeveria, janë paguar nga secili prej nesh që të jemi të qartë që të mos thonë “shkojnë këta, hanë e pinë me leket tona”. Këtë e bëjmë në të gjitha rastet dhe e bëjmë këtë gjë dhe për të promovuar dhe për të ndihmuar dhe për të mbështetur", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Mbledhja e qeverisë në Shëngjin/ Rama shpalos projektet e 2024: Porto Romano me financim të brendshëm! Agjenci aksionere për prodhimin e automjeteve
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
72.7%
-
Jo
23.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 1970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00