Qeveria e Kosovës:
Arrestimet provokim kundër paqes

Qeveria e Kosovës: <br />Arrestimet provokim kundër paqes
KOSOVE- Qeveria e Kosovës ka reaguar e shqetesuar pas arrestimit të 8 shqiptarëve ne Luginën e Preshevës.
Përmes një deklarate publikuar këtë pasdite qeveria kosovare ka dënuar këtë akt dhe vlerëson se këto veprime të qëverisë serbe jane një provokim I rëndë kundër paqes dhe dhe stabilitetit në rajon.
“Qytetarët shqiptarë në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të atakuar nga presionet e vazhdueshme të Beogradit zyrtar, përmes proceseve të montuara politike, që kanë për qëllim dëbimin e qytetarëve shqiptarë nga trojet e tyre dhe krijimin e pasigurisë së përgjithshme në ato territore të banuara me shqiptarë.” thuhet në deklaratën e qeverisë kosovare.
Qeveria e Kosovës thekson se këto veprime tensionuese në prag të zgjedhjeve në Serbi janë edhe një dëshmi e qartë se Qeveria e Serbisë po vazhdon me qasjen e saj antievropiane, që është në dëm të krijimit të një rajoni të sigurt (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore