Qeveria e Kosovës, institucionet për
9 muaj shpenzuan 12 milionë euro
Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti institucionet e shtetit vetëm për derivate kanë arritur të shpenzojnë 11 milionë e 960 mijë euro, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka një rritje të shpenzimeve për 16 për qind.
PRISHTINE-Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti institucionet e shtetit vetëm për derivate kanë arritur të shpenzojnë 11 milionë e 960 mijë euro, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka një rritje të shpenzimeve për 16 për qind.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave (MF) shihet se gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2016 institucionet e Kosovës për derivate kishin arritur t’i shpenzojnë 10.3 milionë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2015 për këtë qëllim janë shpenzuar 11 milionë e 999 mijë euro.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të MF-së shihet se rritje e shpenzimeve gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti është bërë edhe në kategorinë buxhetore të identifikuar si “Shpenzimet për shërbime”, ku për nëntë muaj për këtë qëllim janë shpenzuar 32.8 milionë euro, apo 12 për qind më shumë sesa janë shpenzuar në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Po ashtu edhe një shumë e konsiderueshme vazhdohet të shpenzohet për pagesën e qirave të institucioneve që janë të vendosura në objekte private. Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 5 milionë e 430 mijë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2016 për këtë qëllim janë shpenzuar 5 milionë e 340 mijë euro, derisa në nëntëmujorin e parë të vitit 2015 janë shpenzuar 5.4 milionë euro.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se shpenzimet gjatë kësaj periudhe kohore në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë rritur edhe për mirëmbajtje të objekteve, të rrugëve dhe të automjeteve, ku gjatë 9 muajve të parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 17.32 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë shpenzuar 16.63 milionë euro. Marre nga Zeri.info
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.8%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 1190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët
9 Gusht, 19:17
-
Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë
9 Gusht, 19:10
-
S’keni ça na boni! I shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, Stresi publikon video me Noizyn
9 Gusht, 18:54
-
Rrahja e modeles, reagon ish-banorja e BBK: Merruni me burrat, jo me vajzat që ata ju tradhtojnë
9 Gusht, 18:30
-
Duart e Kievit mbi gazin rus për të detyruar Putinin të negociojë
9 Gusht, 18:11
-
Austri/ Arrestohet personi i tretë i dyshuar për organizimin e një sulmi në koncertet e Taylor Swiftit
9 Gusht, 18:08
-
U filmua duke grushtuar një qytetar, biznesmeni Vasil Bedinaj kërkon ndjesë: Jemi prej mishi dhe gjaku, u pajtuam pas 30 minutash
9 Gusht, 17:58
-
U jam në borxh! Alban Skënderaj flet për fëmijët: Askush dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë prezencën e një babai
9 Gusht, 17:55
-
Një përgjigje PD-së dhe Fatos Lubonjës, që thonë 'Rama nuk ikën me votë'
9 Gusht, 17:48
-
Jason Derulo koncert sot në Tiranë, këngëtari: Bashkëpunim me Rita Orën e Bebe Rexhën, pse jo?
9 Gusht, 17:39
-
Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’
9 Gusht, 17:24
-
Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
9 Gusht, 17:18