Qeveria e Kosovës: Kujdes kur të udhëtoni nëpër Serbi

Qeveria e Kosovës: Kujdes kur të udhëtoni nëpër Serbi
Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se nuk mund t’i bëjnë thirrje të drejtpërdrejtë qytetarëve të Kosovës, qofshin ata mërgimtarë, apo qytetarë, që kalojnë transit nëpër Serbi, që të mos kalojnë nëpër këtë shtet, por kanë bërë thirrje që mundësisht t’i shfrytëzojnë rrugët e tjera, pasi që mund të jenë viktima të ndonjë arrestimi pa ndonjë argument, apo fakte ligjore, transmetojnë mediat në Kosovë.

Ata po ashtu kanë thënë se Serbia me krijimin e pengesave të tilla po mundohet që të krijojë panik te qytetarët, në mënyrë që ata të mos ia mësyjnë Serbisë, ndërsa në anën tjetër Serbia mund të thotë se po e zbaton marrëveshjen për qarkullim të lirë.

Zgjedhjet e serbe që pritet të mbahen në muajin maj në Serbi, mund të ndikojnë edhe tek qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës, të cilët kalojnë nëpër këtë shtet. Fushata elektorale që po zhvillohet atje, mund të pasojë edhe me arrestime të shtetasve të Kosovës, për asgjë tjetër, por për përfitime politike.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'