Qeveria e Kosovës:Shqetësim për
këto arreste, Haradinaj i pafajshëm 

Qeveria e Kosovës:Shqetësim për<br />këto arreste, Haradinaj i pafajshëm 
Qeveria e Republikës së Kosovës,  ka ndjekur me shqetësim lajmin e ndalimit nga autoritetet sllovene të ish-kryeministrit të Kosovës, njëherësh deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bazuar në një urdhër arrest të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

“Shprehim shqetësimin tonë se urdhër arrestet e tilla edhe më tutje trajtohen si të vlefshme në vende të caktuara, përkundër faktit se lidhur me këto pretendime, z. Haradinaj pafajësinë e tij e ka dëshmuar në instancat më larta të drejtësisë ndërkombëtare”, thekson komunikata.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se nuk ka asnjë arsye që Haradinaj të përballet me situata të tilla dhe apelon te autoritetet sllovene që sa më parë të mundësojnë që të kthehet në Kosovë. 

AAK ka njoftuar se, në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarresti të leshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006.

“Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e konsideron këtë nje veprim nderhyrje me qellime te njejta dhe identike si te policise serbe, ndaj z.Ramush Haradinaj, ish-kryeminister i Kosoves dhe udheheqes i njohur i luftes per lirine e Kosoves”,-theksonte njoftimi.

AAK kërkon veprim të menjehershëm për lejimin e Haradinajt në udhetimin e tij drejt Prishtinës, dhe e konsideron këtë ndalim tendence të qëllimshme ndaj personalitetit dhe gjithe asaj qe perfaqeson ai.

“Fletarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj z. Haradinaj jane zhvleftesuar dhe dmeantuar disa here dhe ne forma te ndryshme”, thekson komunikata e AAK. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604