Qeveria e Kosovës të premten
shqyrton ndryshimet kushtetuese

Qeveria e Kosovës të premten<br />shqyrton ndryshimet kushtetuese
Qeveria e Kosovës pritet që të premten të shqyrtojë dhe riprocedojë në Kuvendin e Kosovës propozimet për ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me ngritjen e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte.
 
“Përmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga ana e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, në asnjë mënyrë nuk e konteston luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk do të cenojë vlerat e luftës së popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e publikuar nga qeveria.
 
Ndryshimet kushtetuese nuk arritën të miratohen në seancën e 26 qershorit në Kuvend, në mungesë të 5 votave, nga radhët e ligjvënësve të Partisë Demokratike të Kosovës, së udhëhequr nga zëvendës kryeministri Hashim Thaçi.
 
Njoftimi i sotëm i qeverisë pason takimin që zoti Thaçi zhvilloi një ditë më parë me grupin parlamentar të PDK-së, pas të cilit takim ai paralajmëroi mundësinë që javën e ardhshme, Kuvendi të ketë në rend dite sërish ngritjen e Gjykatës së Posaçme.
 
Forcat politike në opozitë kanë votuar kundër miratimit të kësaj Gjykate, duke e cilësuar atë si selektive. /Radio Evropa e Lirë/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës