Qeveria e Kosovës tërhiqet: S'ka
ndalim vizitash të zyrtarëve serbë
Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për ndalimin e vizitave të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë në Kosovë gjatë kohës së fushatës zgjedhore, siç u përfol dje.
PRISHTINË - Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për ndalesën e vizitave të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë në Kosovë gjatë kohës së fushatës zgjedhore, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, këshilltari i parë i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku.
Ndonëse një lajm i tillë kishte buruar nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, Çollaku ka thënë se kjo mund të ketë qenë ndonjë keqkuptim.
“Si duket është krijuar ndonjë keqkuptim i panevojshëm. Nuk ka ndonjë vendim të tillë në fuqi. Qeveria e Kosovës ka në fuqi procedurat për vizitat e zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë në Kosovë, të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në të ardhmen”, ka thënë Çollaku.
Sipas tij, kjo nënkupton që “çdo kërkesë e zyrtareve të Serbisë e cila iu drejtohet autoriteteve të Kosovës për të marrë leje për të vizituar Kosovën do të trajtohet në mënyrë individuale dhe varësisht nga rrethanat dhe situata, dhe duke i marrë parasysh kriteret që janë në fuqi do të jepen përgjigje relevante”.
I pyetur nëse vizitat do të zhvillohen edhe në shërbim të fushatës zgjedhore, Çollaku ka rikujtuar se “kriteret janë të qarta dhe varësisht se sa i zbatojnë kriteret zyrtarët serbë, ashtu edhe do të trajtohen kërkesat e tyre për vizita në Kosovë” .
Një ditë më parë, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka marrë vendim që zyrtarëve serbë t’iu ndalohet hyrja në Kosovë gjatë fushatës parazgjedhore, e cila nis më 3 tetor.
“Ministria e Drejtësisë është kompetente për të përcaktuar mundësitë e vizitave nga Serbia. Në bazë të informacioneve që kam, Ministria e Drejtësisë ka vendosur të mos lejojë vizita në këtë periudhë, pra gjatë fushatës zgjedhore. Dihet që fushata zhvillohet brenda një shteti dhe nuk ka nevojë që zyrtarët e një tjetër vendi të vijnë”, ka thënë Tahiri.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite
18 Shkurt, 23:00
-
Beqiri: Disa individë në SPAK e GJKKO po sabotojnë, mbështetja ka rënë nën 50%! Saliu ka hallin e Shkëlzenit dhe Argitës! Tafani: Berisha po ia kalon Enverit! Galdini: Rama e do drejtësinë për vete
18 Shkurt, 22:47
-
Rubio informon ministrat e Jashtëm të BE për diskutimet me Rusinë në Riad
18 Shkurt, 22:39
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt, 22:26
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt, 22:22
-
‘Repolitix’/ Tafani: Sherifi i ri për Shqipërinë do jetë Europa! Beqiri: BE na i ka futur këmbët në një këpucë, objektiv integrimi! Galdini: Rama-Berisha do shkrijnë SPAK
18 Shkurt, 22:14
-
Butrint Imeri në një lidhje dashurie, kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën
18 Shkurt, 22:09
-
Për këto shenja parashikohet stabilitet financiar dhe progres
18 Shkurt, 21:57
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
18 Shkurt, 21:46
-
Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
18 Shkurt, 21:40
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36