Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut takim sot në Shkup, Zaev: 'Open Balkan' s’na pengon të bashkëpunojmë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas mbledhjes së dy qeverive ka thënë se me kryeministrin Kurti nuk e ndajnë opinionin e njëjtë për “Open Balkan” por që nuk e pengon në bashkëpunimin ndërshtetëror.

“Në pyetjen rreth Ballkanit të Hapur, ja si kryeministra kemi qëndrime të ndryshme, por kjo nuk është pengesë që shkëlqyeshëm të bashkëpunojmë, sepse e kemi detyrë ti shërbejmë qytetarëve tanë”, tha mes tjerash Zaev.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti ripërsëriti atë që tha në Tiranë para dy ditësh, se iniciativat rajonale që kanë BE-në brenda përkrahen nga Kosova.

“Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim dhe marrëveshje dhe zbatim të tyre në aspektin bilateral, dhe mbledhja e dy qeverive është dëshmi për këtë. Jemi të drejtuar kah e ardhmja dhe kjo është integrimi në Bashkimin Evropian. Ne si Republikën e Kosovës i mbështesim të gjitha nismat rajonale që vijnë nga BE-ja. Të gjitha marrëveshjet e sotme nuk mund të cenohen në zbatim, pavarësisht dallimeve që mund të kemi”, tha Kurti.

Mes dy qeverive u nënshkruan 11 marrëveshje për të cilat ministritë dhe institucionet përkatëse do të punojnë në zbatimin e tyre. Disa nga marrëveshjet janë ato për studimin e fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
'Open Balkan' në qendër të diskutimeve mes qeverisë maqedonase dhe asaj kosovare! Zaev: Me Kurtin kemi qëndrime të ndryshme ! Kryeministri i Kosovës: E ardhmja jonë është në BE

“Për mua, sot është një ditë historike, në këtë konferencë të parë ndërqeveritare me 30 vjet pavarësi të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe 13 vjet pavarësi të Kosovës. Unë vetëm do të them se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, ne i ndërtojmë pikëpamjet tona mbi to dhe i respektojmë ato pikëpamje. Si person, unë do të them se jam i njohur për arritjen e marrëveshjeve, dëshmi e kësaj janë marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës”, është shprehur kështu kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë konferencës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Shkup.

Duke theksuar se kryeministri Zoran Zaev, tha sot se Ballkani nuk është më një fuçi baruti dhe se diplomacia është rruga për të zgjidhur të gjitha problemet.  Iniciativa Open Balkans ka marrë një fokus qëndror në Konferencën e sotme, ku Zaev u shpreh se Kosova është shtet i pavarur, i ndërton qëndrimet e veta dhe ata i respektojmë ato, pa ndikuar në marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve.

 “Në pyetjen rreth Ballkanit të Hapur, ja si kryeministra kemi qëndrime të ndryshme, por kjo nuk është pengesë që shkëlqyeshëm të bashkëpunojmë, sepse e kemi detyrë ti shërbejmë qytetarëve tanë”, tha mes tjerash Zaev.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se ardhmja e Kosovës dhe i gjithë rajonit është në BE. Ndërkohë që nënvizoi se marrëveshjet e firmosura sot në Shkup mes dy qeverive, nuk mund të cenohen nga mospjesëmarrja e Kosovës në nismën “Ballkani i Hapur”

“Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim dhe marrëveshje dhe zbatim të tyre në aspektin bilateral, dhe mbledhja e dy qeverive është dëshmi për këtë. Jemi të drejtuar kah e ardhmja dhe kjo është integrimi në Bashkimin Evropian. Ne si Republikën e Kosovës i mbështesim të gjitha nismat rajonale që vijnë nga BE-ja. Të gjitha marrëveshjet e sotme nuk mund të cenohen në zbatim, pavarësisht dallimeve që mund të kemi”, tha Kurti.

Kryeministri maqedonas në fjalën e tij theksoi se Maqedonia e Veriut do të jetë në krah të Kosovës dhe mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave me Kosovën.

“Për Maqedoninë Kosova është një nga partnerët më të rëndësishëm për ekonominë tonë. Çdo përparim i marrëdhënieve dypalëshe rrit stabilitetin në rajon, andaj edhe mbështesim dialogun Kosovë-Serbi. Japim mbështetjen e pa-rezervë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Jemi të gatshëm të ndihmojmë me përvojën tonë. Kishim një ditë të frytshme. Besoj se në periudhën e ardhshme ministrat dhe institucionet do të zbatojnë detyrat që i dhamë sot”, deklaroi Zoran Zaev, pas mbledhjes së parë ndërqeveritare me Republikën e Kosovës.

Në takimin e sotëm mes dy qeverive u nënshkruan 11 marrëveshje për të cilat ministritë dhe institucionet përkatëse do të punojnë në zbatimin e tyre.

 

 

Ora 13:44
Nënshkruhen 11 marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ditën e sotme janë nënshkruar 11 marrëveshje. Shefi i Stafit të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Luan Dalipi me anë të një postimi në Facebook ka theksuar se në mesin e marrëveshjeve është edhe studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

“Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar ai.

Qeveria Kurti është takuat me kabinetin e Zaev sot në Shkup. Fillimisht qeveria e Kosovës është pritur me ceremoni para gardës kombëtare të Maqedonisë së Veriut. Ceremoni gjatë së cilës nuk janë respektuar masat anti-COVID, ku ministrat janë parë të shtrengonin duart me njëri-tjetrin dhe të dy kryeministrat ishin pa maska.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 16/09/2021 08:17

    Mardheniet miqesore,nese jept rast i,duhet t'i ndihmoje secli veprimtar politik e kombetare.Madje, kete ta ndihmoje edhe ndaj atyre qe, nuk jane deshmuar miqesor,rasti konkr et populli maqedon.Por, kete vizite-miqesi qe sot po shpreh Qeveria e Kosoves eshte per lakmi,nese pritet korrektesish dhe miqesi te vertet.Por!Cka kuptohet "miqesi" me maqedonet,thellim percarjes me vellezerit andej Drini.Kjo vertet eshte pakuptimesi!Kete populli nuk e done!Kete populli nuk e ndihmon!Sepse gjate ishim te ndare e te percare.Mjafte me me shemti te percarjes.Mjafte me per interesa e inate,t-hujsime njerezish!Shqiperia e shqiptarve!Atdheu mbi te gjitha!Populli nuk ndahet,Ju inatxhite beni si te doni.

    Përgjigju
    • Shqipe: 16/09/2021 14:03

      Të lumtë zotni,nuk i hjek asnjë presje komentit tuaj

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës