Qeveria e Kosovës konfirmon pjesëmarrjen e Bislimit në takimin në Bruksel

Qeveria e Kosovës konfirmon pjesëmarrjen e Bislimit në takimin në Bruksel

Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi do të marrë pjesë në takimin e planifikuar të mërkurën në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, tha këshilltari i tij politik Klisman Kadiu.

Megjithatë, Kadiu nuk saktësoi nëse në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe shefi i ekipit serb për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq.

“Mund të konfirmoj nga ana jonë, zëvendëskryeministri Bislimi nesër do të jetë në Bruksel”, thuhet në përgjigje.

Burime të Radios Evropa e Lirë në Bruksel kanë konfirmuar se është duke punuar në organizimin e këtij takimi.

Nga pala serbe ende nuk ka një konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen e tyre.

Takimi mes dy kryenegociatorëve në Bruksel është hapi i katërt i dakorduar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t'i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në veri të vendit.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të "finalizohen brenda një periudhe dyjavore"./REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 18/07/2023 11:31

    PO SI TE JENI SI TE MOS JENI JU DRUVARET E QEVERISE SE KOSOVES NJESOJ ESHTE...NUK I HYNI NE PUNE ASKUJT. BATALL I MADH FORT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja