Qeveria e Kosovës miraton pako të sanksioneve ndaj Rusisë

Qeveria e Kosovës miraton pako të sanksioneve ndaj Rusisë

Kurti e Gërvalla

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e 11-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë lidhur me luftën në Ukrainë, të propozuar nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë (MPJD).

Këshilli i Bashkimit Evropian e kishte miratuar pakon e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 23 qershor. Në këtë pako ishin zgjeruar disa kufizime të mëhershme dhe ishin shtuar disa dhjetëra entitete të reja në listën e sanksioneve.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës më 26 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qeveria po plotëson vendimin për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare “në përputhje me masat e reja kufizuese të Bashkimit Evropian”.

Pas përshkrimit të pakos nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, qeveria e miratoi këtë pako në atë që Gërvalla e përshkroi si “dëshmi të fuqishme të përkushtimit të Kosovës për drejtësi dhe paqe jo vetëm në rajonin tonë por në mbarë botën”.

“Kosova qëndron e palëkundur në krahë të partnerëve të saj, pra SHBA-së, Mbretësrisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian”, tha Gërvalla.

Përmes kësaj pakoje të 11-të të sanksioneve, Bashkimi Evropian kërkoi t’ua pamundësojë vendeve dhe kompanive të tjera t’i anashkalojnë masat e vendosura më parë, duke i mbyllur zbrazëtirat në atë mënyrë që mallrat dhe teknologjia kyçe për përpjekjet luftarake të Rusisë të mos arrijnë në Rusi nëpërmjet vendeve që tregtojnë me BE-në.

“Sisteme janë duke u vendosur në disa vende për monitorimin, kontrollin dhe bllokimin e rieksportit”, thuhej në deklaratën e BE-së.

“Shifrat anormale të tregtisë për disa produkte/vende shumë specifike janë dëshmi e fortë se Rusia po përpiqet në mënyrë aktive t’i anashkalojë sanksionet. Kjo kërkon që ne t’i dyfishojmë përpjekjet tona në trajtimin e anashkalimit dhe t'u kërkojmë fqinjëve tanë bashkëpunim edhe më të ngushtë”.

Pakoja gjithashtu përfshin pezullimin e licencave të transmetimit të BE-së për pesë media të tjera shtetërore ruse të kontrolluara, duke e çuar numrin total të mediave në dhjetë.

Për më tepër, pakoja ndalon hyrjen në portet e BE-së për anijet që angazhohen në transferimin e naftës së papërpunuar ose të produkteve të naftës në det, nëse ka arsye për të dyshuar se ngarkesa ka origjinë ruse./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 28/07/2023 14:33

    Sa qesharak po behet allbin kurrci jam shum i sigurt se nje dite JO te l'argent do te turperohet, po çfar masash mund te merr kosova ndaj rusise more i uruar, nderkohe qe me shum se gjysma e qeverise dhe tersisht présidence Jane pjelle e serbise, jam shum i sigurt se kjo behet per ta terhequr vemendjen e opinionit nga pis skandalet qe Kane kapluar kosoven e mjer, sinqerisht nuk e kisha menduar kurre se allbin kurrci do vie ne kete derexhe Ku per inat te kundershtareve politik qe vet i ka shpallur veqmas ish presidentin Thaqi dhe kreret e uçk-s do te ulej ne preher te pjelles serbosllave, targat i legalizoi ashtu siq deshi vuqiqi, veriun thuajse e shpalli shtet mbi shtet dhe sot varet edhe egzistenca e kosoves pikrisht nga deshira e keti supershteti te krijuar nga martesa e kurrcit me mender presednike osmanken dhe majka e tyre vuqiqi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç