Qeveria e Kosovës: Presim kthimin
e Haradinajt sa më shpejt në atdhe

Qeveria e Kosovës: Presim kthimin<br />e Haradinajt sa më shpejt në atdhe
Në një komunikatë për mediat, qeveria e Kosovës ka deklaruar se lirimi me kusht i ish kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, është vetëm një  hap i drejtësisë dhe se shumë shpejt pret që Haradinaj të kthehet në Kosovë.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se pritej lirimi i plotë i Haradinajt, duke pasur parasysh flet arrestin plotësisht politik të lëshuar nga Serbia.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Francës edhe vendeve të tjera që të mos marrin parasysh flet arresteve serbe pasi janë plotësisht politike.

“Qeveria e Kosovës rithekson qëndrimin e saj se fletë- arrestet serbe, në bazë të të cilave është bërë ndalimi i Haradinajt, janë plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të krijuar tensione dhe konflikte, duke i bërë thirrje autoriteteve franceze dhe atyre në të gjitha vendet tjera që të mos i marrin parasysh”,shkruhet ne komunikatë.

Ndërkohë prej disa ditësh në të gjithë Evropën, në SHBA, Shqipëri dhe Kosovë, janë organizuar protesta të shumta të cilat kërkonin lirimin e Ramush Haradinajt.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës