Qevera e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar raportin  me listën përfundimtare të numrit të dëshmorëve të rënë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Qeverisë së Kosovës, në listën e dëshmorëve të rënë në luftë  janë 2961 persona që tashmë njihen zyrtarisht.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet: “Është miratuar edhe raporti me listën e numrit të Dëshmorëve të Kombit, sipas shënimeve të ofruara nga puna e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të pjesëtarit, veteranit, invalidit dhe dëshmorit të Luftës së UÇK-së. Numri i dëshmorëve të kombit, sipas listave aktuale është 2961”,

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com