TIRANË- Ministrat e kabinetit të ri do të betohen nesër para Presidentit Bajram Begaj. Report Tv mësoi se ceremonia e betimit do të mbahet nesër në orën 10:00, pas kaosit në Kuvend, ku u votëbesuan në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta.
Me 82 vota pro, Kuvendi apo më saktë vetë mazhoranca si shumicë, miratoi programin qeverisës si dhe të 16 ministrat e kabinetit ‘Rama 4’.
Pas marrjes së votëbesimit në Kuvend, ministrat duhet të betohen dhe përpara kreut të shtetit, presidentit të Republikës, Bajram Begaj, akti final ky i ‘zyrtarizmit’ të qeverisë së re.
Pas betimit ministrat i drejtohen Kryeministrisë në këmbë, aty ku do të zhvillojnë mbledhjen e parë qeveritare.
Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës
Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj - Ministria e Financave
Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit
Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit
Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë
Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes
Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë
Adea Pirdeni - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin
Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
O e mjera Shqipēri qē tē kan qit me kry nē hi. Parlamenten e Shqipris e pērfaqsoin : mul magjari, çuni fari PALLĖS, gazmend ziu, xhek markaj qē kērcen si pederast e kto lloi skorjesh Edi Ramēn e sfidoin e Edi ka 20 vjet qē vetēm vjedh e mashtron e Shqiprin e shkatron.
PërgjigjuDhe ky Adi qenka mw i zgjuar se Gazi, Muli, e kupto se po tallet PD me kete popull, rrokat i marrin 5 mij euro ne muaj e bejne rrolin e budallajt
PërgjigjuJu nuk e kuptoni se opozita e po tallet me shume me kete popull
PërgjigjuBesoj se shqiptaret jane merzitur me opozitat ne parliament! Gjithmone dhune, agresivitet! Duket se ka ardhur koha te hiqet parlamenti te pakten deri ne 2050! Shqiperia nuk ka kohe te humbase dhe shqiptaret nuk duhet te paguajne per 140 deputete per shfaqe koti! Te udheheqe Rama me PS deri ne 2050 pastaj shohim e bejme! Saliu deri atehere nuk do jete ne kete dynja e vetem atehere shqiptaret mund te fillojne te ndertojne shtet! Deri atehere, Edi Rama vazhdo!
PërgjigjuDo mbahet mend si qeveria qe nuk debatoi programin, presidenti ben mire ta ktheje ne kuvend ne respekt te kushtetutes.
Përgjigju