
Një urim për krijimin e qeverisë së re të Kosovës e ka pasur edhe kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në reagimin e saj Kryemadhi vë theksin tek bashkëpunimi mes dy vendeve.
"Shpreh kënaqësinë dhe përshëndes arritjen e Marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re të Kosovës midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.
I uroj VV dhe LDK sukses në krijimin e një qeverie të qëndrueshme e efikase në përballjen me sfidat e mëdha në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në njohjet e reja dhe integrimin e mëtejshëm në organizatat rajonale e ndërkombëtare.
Uroj gjithashtu që mes dy vendeve tona të rritet më tej bashkëpunimi dhe integrimi në të mirë të të gjithë qytetarëve, si dhe për forcimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin", shkruan Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Qeveria e re në Kosovë/ Meta: Suksese Kurtit! Rama: Pres të flasim për lëvizjen e lirë në kufirin tonë! Basha: Akt pjekurie!




