Qeveria e re, Juncker: Italianët mos fajësojë BE-në, kanë nevojë për punë dhe më pak korrupsion

“Italianët kanë nevojë për më shumë punë dhe më pak korrupsion, dhe ata duhet të ndalojnë fajësimin e BE-së për të gjitha problemet e brendshme të tyre“. Kjo ishte deklarata e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker menjëherë pas formimit të qeverisë së re dhe betimit të saj.

Gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve me publikun në konferencën në Bruksel “Pakti i Ri për Evropën”. Presidenti i Komisionit Europian gjithashtu ftoi italianët të ndalonin që të shihnin nga BE për të shpëtuar rajonet më të varfra të vendit, shkruan repubblica.it.

Italianët duhet të kujdesen për rajonet e varfra të Italisë, që do të thotë më shumë punë, më pak korrupsion, seriozitet. Ne do t’i ndihmojmë ata siç e kemi bërë gjithmonë, por nuk duhet të përballemi me lojën e përmbushjes së përgjegjësisë me BE-në: një vend është një vend, një komb është një komb, vendet e para, e dyta Evropa.

Juncker

I pyetur rreth borxhit të madh të Italisë dhe planit për rritje të shpenzimeve publike, Juncker tha se nuk planifikon të mësojë Romën, njejtë sikur kishin bërë shtetet gjermanfolëse me Greqinë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë