TIRANË - Nisën dje takimet e ngjeshura të misionit të Fondit Monetar me zyrtarët shqiptarë të ekonomisë e financave. Ka përfunduar dje takimi i parë informues midis misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ministrit të ri të Financave Shkëlqim Cani e drejtuesve të tjerë të këtij dikasteri. Takimi u zhvillua në ministrinë e Financave për 2 orë. Delegacioni i FMN drejtohet nga Nadeem Ilahi, drejtor i Fondit për Shqipërinë, më seli në Uashington. Pas ndërprerjes së marrëveshjes së fundit midis qeverisë shqiptare dhe FMN-së, nuk ka më përfaqësues të lartë të Fondit në Tiranë.
Misioni i Fondit zhvilloi po dje edhe një takim me guvernatorin Ardian Fullani në selinë e Bankës së Shqipërisë.
Sipas burimeve zyrtare nga ministria e Financave, dy delegacionet kanë biseduar lidhur me të gjitha temat shqetësuese të financave publike dhe ekonomisë shqiptare, duke nisur nga problemi i borxhit të rritur publik, të cilin qeveria e mëparshme e lejoi të kalonte mbi nivelin e mëparshëm të detyrueshëm prej 60 për qindësh. Ky borxh aktualisht ndodhet në nivelin e 64 përqindëve.
Misioni ka kërkuar të dijë lidhur me rrugët që mendojnë të ndjelin qeveritarët e rinj për uljen urgjente të deficitit buxhetor, duke rritur të ardhurat tatimore e duke ulur shpenzimet, të paktën deri në fund të këtij viti financiar. Po kështu, nga pala shqiptare u hodh ideja e kërkesës për financim prej Fondit Monetar, që do të zhvillohet më tej në takimet e ardhshme të FMN me zyrtarët e tjerë. Ky financim do të jetë më se i nevojshëm, duke patur përasysh bindjen se një audit ndërkombëtar do të nxjerrë parametra më negativë makro në pah.
Ky takim i parë kishte karakter kryesisht informues.
Dy ditë më parë, Ilahi theksoi se ulja e borxhit duhet të jetë e kujdesshme, për të ruajtur nga shtrëngimet e mëtejshme ekonominë që po vuan pasojat e krizës.
Në fund të vizitës së tyre 8-ditore, pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për mediat e përfaqësuesve të FMN, ministrit të Financave dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com